Aksidenti i rëndë në Korçë/ Motoçikleta përplaset ‘kokë më kokë’ me motorin, plagoset drejtuesi

Aksidenti i rëndë në Korçë/ Motoçikleta përplaset ‘kokë më kokë’ me motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë ka lënë të plagosur drejtuesin e një motoçiklete. Ndërsa drejtuesi i motorit u dërgua me urgjencë në spital, shoferi i mjetit ka deklaruar se automjeti i tij nuk e ka goditur motoçikletën. Sipas tij, drejtuesi i motorit ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në rrugë, duke shkaktuar plagosjen. Të pranishmit i dhanë ndihmën e parë viktimës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe shërbimet e urgjencës për të hetuar shkaqet e aksidentit.