Aksidenti i rëndë në Klos/ Ndryshon dinamika e ngjarjes, policia arreston drejtuesin e mjetit që ra në përrua, sepse..

Aksidenti i rëndë në Klos/ Ndryshon dinamika e ngjarjes, policia arreston drejtuesin e mjetit që ra në përrua, sepse..

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24 vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars. Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit. Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. “Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Nga...