Aksidenti fatal në Durrës/ 18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes,shoferi i ‘BMW’ del para gjykatës

Aksidenti fatal në Durrës/ 18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes,shoferi i ‘BMW’ del para gjykatës

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, pritet të dalë sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët. Në gjendje tejet...