Aksidentet, eksperti: ARRSH të dalë në terren, barrierat mbrojtëse janë skandaloze
Aksidenti me pasojë vdekjen e një vajze 18-vjeçare një natë më parë në Durrës, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje se sa shpejt qarkullojnë të rinjtë me makinë edhe pse mund të jenë nën efektin e alkoolit. Gëzim Hoxha, ekspert rrugor përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se të rinjtë shpejtësinë e konsiderojnë si një sport pa marrë parasysh rreziqet që mund të sjellë. Nga ana tjetër Hoxha theksoi se ARRSH duhet të dalë në terren për të inspektuar rrugët e ndërtuara. “Aksidentet rrugore janë bërë një dukuri shumë negative në shoqërinë tonë dhe po humbasin shumë jetë njerëzish, veçanërisht të rinjtë të cilët e konsiderojnë si sport dhe nuk e kuptojnë qe jeta e tyre varet nga shpejtësia që...
Burimi:
sot.com.al