Aksident tragjik në Tiranë, autoboti i ujit përplas për vdekje një grua me motor

Aksident tragjik në Tiranë, autoboti i ujit përplas për vdekje një grua me motor

Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një autobot uji ka përplasur një grua që po lëvizte me motor. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve, si dhe për identifikimin e përgjegjësive.