Aksident tragjik gjatë ndërrimit të viteve, raportohet për 3 viktima dhe 2 të plagosur (Emrat)

Aksident tragjik gjatë ndërrimit të viteve, raportohet për 3 viktima dhe 2 të plagosur (Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të viteve, në aksin rrugor Ura e Leklit–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë humbur jetën. Viktimat janë identifikuar si Klejdi Myftari, Anxhelo Ruci dhe Martin Dulaj. Ndërkohë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Mësohet se Arsida Demiri, 20 vjeçe, ndodhet në repartin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj po monitorohet nga afër. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë dhe ambulancat. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik që tronditi zonën në orët e para të Vitit të Ri.