Aksident rrugor në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

Aksident rrugor në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë edhe kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet të parkuar, po të të njëjtit tip. Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më të rënda dhe një tragjedi të mundshme. Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë duke mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha procedurat standarde, përfshirë...