Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina (Emri)
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore. Rreth orës 16:30 të datës 05.02.2026, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. E dëmtuara u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për...
Burimi:
sot.com.al