Aksident në Shpal të Mirditës/ Makina bie në greminë, 4 të lënduar

Aksident në Shpal të Mirditës/ Makina bie në greminë, 4 të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën e vjetër Rrëshen-Fushë Arrëz, në afërsi të fshatit Shpal. Një automjet ka rënë në greminë dhe si pasojë janë lënduar katër persona. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Forcat e emergjencës kanë ndërhyrë në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për aksidentin.