Aksident në Korçë, “Benz-i” përplas të moshuarën në vija të bardha
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, në Korçë, në zonën e stadiumit “Skënderbeu”. Një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësore të moshuar në vija të bardha, teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën. Sipas informacioneve, e moshuara është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e saj shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
ntv.al