Aksident në Ersekë, zetori del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Aksident në Ersekë, zetori del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës. Një zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë djerrë. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve, dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.