Aksident në Durrës/ Shoferi 20-vjeçar përplas këmbësorin
Një aksident është shënuar në orët e pasdites në rrugën “Martin Camaj” në qytetin e Durrësit. Automjeti me drejtues shtetasin E. L., 20-vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69-vjeç. Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al