Aksident në Durrës, drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe rrëzohet (DETAJE)

Aksident në Durrës, drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe rrëzohet (DETAJE)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Burime bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Hekurit. Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi G.D., i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.