Aksident në autostradën Gjirokastër-Tepelenë

Aksident në autostradën Gjirokastër-Tepelenë

Një automjet ka dalë nga rruga ndërsa udhëtonte në segmentin Gjirokastër-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullorë. Sipas burimeve, makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.