Aksident në aksin Ura e Leklit–Këlcyrë, shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me pemën

Aksident në aksin Ura e Leklit–Këlcyrë, shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me pemën

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, lidhur me një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Ura e Leklit–Këlcyrë”. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi K. J., 21 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, si pasojë e të cilit automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjet, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.