Aksident në aksin Mat-Shkopet/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përrua

Aksident në aksin Mat-Shkopet/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përrua

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Mat–Shkopet, ku drejtuesi i një automjeti, shtetasi K.K., dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke rënë në një përrua. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua. Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar...