Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, furgoni përplaset me barrierat e rrugës
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazh-Prrenjas. Një furgon është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin e ri rrugor që është ende në ndërtim. Përplasja ka ndodhur në një nga kthesat pasi kalon fshatin Hotolisht. Sipas burimeve për CNA nuk raportohet për të lënduar. Pritet që të mbërrijnë forcat e policisë në vendngjarje.
Burimi:
sot.com.al