Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu 28-vjeçar

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu 28-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Baldushk–Vishnje në kryeqytet, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku shtetasi me iniciale B. Z., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe na ndërruar jetë. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave...