Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
Aksident me vdekje në Shkodër- Velipojë, automjeti përplas 67- vjeçarin që lëvizte me biçikletë…
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim! Post...