Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat (Emrat)
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Lushnje-Berat, në zonën e Fier-Sheganit. Një automjet tip “Benz” me targa AB 929 MT ka përplasur një këmbësor. Viktima, Enver Pepa, rreth 59 vjeç, ka tentuar të kalojë rrugën automobilistike, por është goditur nga mjeti që drejtohej nga Orgest Kasa, 35 vjeç. Pavarësisht se u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjes, 59-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po dokumentojnë rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi:
argjiroja.net