Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë përplasen me fugonin, bllokohet qarkullimi
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, por vetëm për dëme materiale. Megjithatë, një nga drejtuesit e mjeteve dhe disa persona të tjerë janë transportuar në Spitali i Pogradecit për kontrolle mjekësore. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa raportohet se një prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, duke rritur rrezikun në zonë. Aktualisht, trafiku është devijuar përmes një bypass-i të improvizuar pranë një karburanti, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al