Aksident i rëndë pranë Paraburgimit të Elbasanit, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Aksident i rëndë pranë Paraburgimit të Elbasanit, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga....