Aksident  i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detaje)

Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detaje)

Një aksident është regjistruar rreth orës 14:10 në aksin rrugor, Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Automjeti me drejtues shtetasin malazez me iniciale A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.