Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën (Detajet)
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet numri i personave të lënduar. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve drejt vendit të ngjarjes është nisur edhe një ambulancë .
Burimi:
sot.com.al