Aksident i rëndë në Lungomare/ Përplaset një motor elektrik me një makinë

Aksident i rëndë në Lungomare/ Përplaset një motor elektrik me një makinë

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.