Aksident i rëndë në Divjakë/ Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari

Aksident i rëndë në Divjakë/ Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari

Aksident në Divjakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”. Divjakë / Informacion paraprakRreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.