Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Milot/ Kamioni përplas motoçikletën, humb jetën 59-vjeçari

Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Milot/ Kamioni përplas motoçikletën, humb jetën 59-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Thumanë–Milot. Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili drejtonte një motoçikletë. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën. Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.