Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës (Detaje)

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës (Detaje)

Një automjet është përmbysur në afërsi të urës së Bushtricës, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë korsisë së lëvizjes, çka ka sjellë përmbysjen e automjetit në anë të rrugës. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohen viktima. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në segmente me kthesa dhe pranë urave, ku rreziku i aksidenteve është më i lartë.