Aksident fatal në Tiranë/ Autoboti i UKT merr jetën e një gruaje, ja çfarë zbuluan kamerat e sigurisë
Një aksident me pasoja fatale është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Tiranë. Autoboti i UKT-së përplasi një grua 72-vjeçare që lëvizte me motoçikletë elektrike në bulevardhin Gjergj Fishta, në zonën e njohur si ish-ekspozita. Si pasojë e përplasjes Athina Bushi humbi jetën në vend. Drejtuesi i autobotit të UKT, një 52-vjeçar u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit fatal. Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, burimet bëjnë me dije se gruaja 72-vjeçare është penguar duke lëvizur me motomjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë, por autoboti që drejtohej nga 52-vjeçari e ka përplasur me rrotat e pasme. Drejtuesi i mjetit nuk rezultoi të ishte...
Burimi:
sot.com.al