Aksi Librazhd-Qafë Thanë bllokohet nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve, policia apel për shmangie të qarkullimit

Aksi Librazhd-Qafë Thanë bllokohet nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve, policia apel për shmangie të qarkullimit

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku materiali i rrëshqitur ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Sipas autoriteteve në zonë ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkohë, Policia Rrugore e Elbasanit u bën apel drejtuesve të mjeteve që kanë si destinacion Korçën apo lëvizjen në drejtim të kundërt, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri...