Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht, dështon edhe përpjekja për Bypass-in që do të hapej për të lejuar kalimin…
Rruga kombëtare Librazhd-Pogradec mbetet e bllokuar dhe askush nuk di të thotë se për sa kohë do të vijojë e tillë. Ajo që kishte nisur 4 ditë më parë me një çarje asfalti sot është fundosur plotësisht. Edhe 4 familje të fshatit Dragostinje, që ndodhen pranë kësaj rruge, jetojnë me frikën se do t’u fundosen banesat. Ura ka degraduar plotësisht, asfalti ka ceduar dhe duket se është i pariparueshëm. Po kështu ndaloi puna për hapjen e by-pass provizor në anën e sipërme të rrugës ekzistuese, pasi jeta e punëtorëve ishte ne rrezik. Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi vetëm dy ditë më parë kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli tha se bypassi do hapej këtë të hënë, ndërsa dje u detyrua të lajmërojë fundin...
Burimi:
sot.com.al