Aksi i vjetër Kukës-Kalimash, në gjendje të degraduar, banorët: Shkëmbi në rrugë prej 2 javësh, nuk merren masa për…

Aksi i vjetër Kukës-Kalimash, në gjendje të degraduar, banorët: Shkëmbi në rrugë prej 2 javësh, nuk merren masa për…

Me çarje dhe shembje të konsiderueshme në trupin e rrugës, por edhe në pjesën anësore aksi Kukës-Kalimash po degradon nga dita në ditë në të gjithë gjatësinë e tij prej 16 kilometrash. Veç çarjes së rrugës, shqetësuese për drejtuesit e mjeteve mbetet edhe rrëzimi i shkëmbinjve nga skarpati i malit, ku siç shihet përmes pamjeve një masiv shkëmbor vijon të mbetet në anë të rrugës. Drejtuesit e mjeteve flasin për një situatë të rënduar në këtë segment të rrugës së vjetër Kukës–Tiranë, ku mbrojtëset anësore të urës në të cilën kalojnë çdo ditë janë tërësisht të amortizuara, duke shtuar rrezikun për aksidente fatale. Rruga Kukës-Kalimash është një arterie e rëndësishme për banorët e Njësisë Administrative Malzi, pasi shërben për t’i lidhur ata me qytetin e...