“AKSHI në qendër të sulmeve dhe abuzimeve me miliarda euro”, gazetari: Databaza e shtetit në duart e krimit
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në nje emision televiziv, ka bërë zbulime shqetësuese mbi sulmet e fundit kibernetike në Shqipëri, duke akuzuar elementë të brendshëm të AKSHI-t dhe lidhje me krimin e organizuar. “Jemi të fundit në botë për sigurinë kibernetike”, tha Dervishi, duke shtuar se krimi i organizuar ka kopjuar të gjithë databazën e shtetit shqiptar dhe mund të kryejë sulme sipas interesave të tij. Ai e quajti absurde idenë që sulmet mund të vijnë nga iranianët. Sipas gazetarit, sulmet e tilla janë përdorur për dy arsye kryesore, justifikim fondesh dhe për të treguar se vetëm ata që kanë akses të brendshëm janë garantuesit e sistemeve. “Jemi të fundit në botë për sigurinë kibernetike. Kemi sistem të dubluar të marrë nga krimi i organizuar...
Burimi:
sot.com.al