AKEP ndryshon kushtet për operatorët e komunikimit, ja çfarë pritet të ndodhë

AKEP ndryshon kushtet për operatorët e komunikimit, ja çfarë pritet të ndodhë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka përgatitur një projetkrregullore të re për zbatimin e regjimit të autorizimit të përgjithshëm. Regjimi i autorizimit të përgjithshëm përfshin ato shërbime që operatorët e komunikimeve elektronike mund t’i ofrojnë me njoftim në AKEP. Rregullorja aktualisht në fuqi parashikon që çdo subjekt është i lirë të ofrojë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, kundrejt autorizimit të lëshuar nga AKEP, me përjashtim të rasteve kur rrjetet dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike nuk kanë qëllime fitimi dhe kur nuk janë të disponueshme për publikun ose përdoren vetëm për nevoja të përdorimit privat ose për nevoja të brendshme të institucioneve. Ndërsa projektrregullorja e re përcakton se çdo sipërmarrës që synon të...