Agron Shehaj nis fushatën për zgjedhejt lokale: Do kemi këshilltarë në çdo bashki
Partia Mundësia zhvilloi takimin e parë organizativ në qytetin e Fierit, në punën që tashmë ka nisur për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për përfaqësuesit në Këshillat Bashkiakë. Në takimin me përfaqësues të grupit të punës, kryetari i partisë, Agron Shehaj theksoi se ky është vetëm fillimi i një angazhimi të gjatë dhe me sfida. Sipas Shehajt, Partia Mundësia do të bëjë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët e Fierit të përfaqësohen nga kandidatë që janë të përkushtuar për t’u dhënë zgjidhje problemeve të vërteta që prekin këtë komunitet. “Shumë punë na pret, nuk është e lehtë, por kemi vendosmërinë dhe jemi të bindur që qytetarët e Fierit meritojnë përfaqësues në Këshillin Bashkiak që të flasin për problemet e tyre. Këtë po bëjmë dhe...
Burimi:
argjiroja.net