Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Qendro, deri para pak ditësh ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës. Ai ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe ndër më të votuarit në Asamblenë e Tiranës. Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nën kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.
Burimi:
argjiroja.net