Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Afera Bankers/ Bushati: Vjedhje spektakolare, as Vehbi Alimuça nuk e bënte kështu
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për aferën e Bankers Petroleum. Analisti Andi Bushati, e ka cilësuar “vjedhje spektakolare”. Pjesë nga biseda: Andi Bushati: Flasim për dosjen Berisha, dosjen Partizani dhe themi, Sali Berisha dyshohet, akuzohet se favorizoi dhëndrin të bëhet me toka. 5D-ja, krijoi kompani ti merrte vetë lekët e Bashkisë. Belinda Balluku, telefon tender. Për Bankers kush është thelbi? Për çfarë akuzohet kjo kompani? Çfarë ka bërë të ngjashme, nëse do t’ja shpjegonim një fëmije? Myslim Murrizi: Bankers ka blerë të gjithë këta që kanë qeverisur Shqipërinë nga 2004 dhe u ka vjedhur shqiptarëve 10 miliardë euro, sa të gjitha këto sëbashku nuk e kapin dot Bankers, këto që përmende ti dhe shumë e shumë të tjera. Andi Bushati: Çfarë ka bërë, si...