Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj tregon detaje: Janë ndarë dyqane, ka pagesa të padeklaruara
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta mbi procesin e dhënies së koncesionit për aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar tenderin si një aferë të pastër korruptive. Në një intervistë për një emision televiziv, Ahmetaj pohon se e ka kundërshtuar projektin që në fillim, bashkë me Damian Gjiknurin. Sipas tij, koncesioni është ndarë në një zyrë qeveritare dhe se ka pasur një pagesë prej rreth 3 milionë eurosh, e cila nuk figuron zyrtarisht. Ahmetaj shprehet se këto pretendime i janë komunikuar edhe atij dhe se, nëse janë bërë përmes bankave jashtë vendit, duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë. Pjesë nga Intervista: Çim Peka: Po. Dhe investimi ishte në territorin e Vlorës. Arben Ahmetaj: Edhe, edhe çfarë se isha atje? Ç’punë kam unë me procedurën?...