Adriana Kalaja ankimoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, GJK vendos mos ta kalojë në seancë plenare
Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e Adriana Kalasë për të shpallur antikushtetuese procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ankimimi kishte si objekt mënyrën e zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, në seancën e 11 dhjetorit 2025. Opozita mbështeti fillimisht të gjithë kandidatët me firma, përfshirë edhe Shabanin, por më pas deklaroi tërheqjen e nënshkrimeve. Pavarësisht nga pretendimet e opozitës, mazhoranca vijoi me procedurën duke kaluar në seancë plenare kandidatët dhe ku më pas u zgjodh Shabani me 85 vota pro dhe 3 kundër. Deputetët e PD bojkotuan seancën në momentin e votimit.
Burimi:
ntv.al