“Administrativja” i rrëzoi “sigurimin e padisë” për Diellën, reagon Anila Bisha: Do e çoj në Strasburg…
Anila Bisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores për pezullimin e ministres virtuale “Diella” që ka zërin dhe imazhin e saj.Pala paditëse pretendoi se kontrata ishte vetëm për asistente virtuale, por ajo është shkelur. Tashmë pritet që çështja të kalojë në seancë themeli ku aktorja kërkon dëmshpërblim 1 milion euro për prishje imazhi.Në një reagim për mediat, Bisha është shprehur se nëse nuk do ia dalë me gjykatat shqiptare, do e çojë çështjen deri në Strasburg.Kjo pasi Bisha pretendon se i janë marrë të drejtat personale për ministren Diella, pa asnjë kontratë.“Ky është vendimi i gjykatave shqiptare! Mua më përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e...
Burimi:
sarandanews.com