Abuzoi seksualisht me vajzën e partneres, gjykata cakton ‘arrest me burg’ për njerkun
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal. Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij. Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Burimi:
ntv.al