“Abuzimi shkon deri në kërcënimin e jetës së njerëzve”/ Zhulali: Dosja ndaj Ballukut flet për korrupsion gjigant…
Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partia Demokratike e Shqipërisë, e ftuar në nje studio televizive, ka komentuar hetimet e nisura nga SPAK ndaj Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar edhe arrestimin. Sipas Zhulalit, në dosjen hetimore bëhet fjalë për “korrupsion gjigant dhe vjedhje të papranueshme të taksave të qytetarëve shqiptarë”, si dhe për keqpërdorim të parave publike. “Abuzimi shkon deri në kërcënimin e jetës së njerëzve. Nuk mund të flitet më për shtet ligjor. Ata i referohen të fortëve në dosje, që në gjuhën popullore i njohim si njerëz të përfshirë në krim dhe të lidhur me rrjete të tilla. Kur këta njerëz punojnë për zyrtarë të lartë dhe në këtë rast duan të kërcënojnë njerëz për llogari...
Burimi:
sot.com.al