Abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon rreth 34 vite burg për 23 të pandehur
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 23 të pandehurit në dosjen “Bujqësori”, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ku janë manipuluar 9 procedura tenderimi gjatë vitit 2022, në vlerë 90 milionë lekë. Në dosje përfshihen zyrtarë të Universitetit dhe biznesmenë, ndaj të cilëve rëndojnë edhe akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. Për 19 prej tyre, SPAK kërkon që dënimi të konvertohet në shërbim prove dhe punë publike. Për Administratorin e UBT-së, Edmond Tërthorja, SPAK kërkon 3 vite burg dhe heqjen e së drejtës për funksione publike për 5 vite. Hetimet zbuluan një skemë të mirëorganizuar, ku zyrtarë akademikë dhe administratorë favorizuan paraprakisht firmat “Krijon”, “Zero Group” dhe...
Burimi:
sot.com.al