Abuzime 900 mijë euro me tendera/ Sa vite burg kërkoi SPAK për 32 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Abuzime 900 mijë euro me tendera/ Sa vite burg kërkoi SPAK për 32 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

SPAK ka lexuar sot në 27 shkurt pretencën për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilt janë gjykuar me procedurë të shkurtuar. Ata akuzohen për nëntë procedura tenderimi, të bëra fiktive gjatë vitit 2022, me vlerën e 90 milionë lekëve të rinj. Të përfshirët në këtë dosje janë zyrtarë të UBT-së, por edhe biznesmenë. Prokuroria kërkoi 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehurit. Për 19 prej të pandehurve u kërkua që dënimi me burg të kthehej në sherbim prove. Prokurori Dritan Prençi kërkoi: E.T.- 3 vjet burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. A.Ll.- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar...