A mund ta godasë Irani Shqipërinë me raketa? Eksperti shpjegon hartën dhe tregon skenarët

A mund ta godasë Irani Shqipërinë me raketa? Eksperti shpjegon hartën dhe tregon skenarët

I ftuar në  nje studio televizive, drejtuesi i Qendrës Marshall në Shqipëri, Ermal Jauri, analizoi mundësinë teorike dhe praktike që një raketë balistike e lëshuar nga Irani të mund të godasë territorin shqiptar. Sipas tij, në aspektin teorik një skenar i tillë mund të imagjinohet për shkak të rrezes së veprimit të raketave balistike iraniane, të cilat mund të arrijnë deri në 2000–2500 kilometra, ndërsa distanca mes Iranit dhe Tiranës është afërsisht rreth 2000 kilometra. Megjithatë, Jauri theksoi se në praktikë një sulm i tillë është pothuajse i pamundur për shkak të sistemit të mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe vendeve aleate në rajon. Sipas tij, një raketë e nisur nga Irani do të duhej të kalonte mbi territorin e Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare...