91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij. Pas konfliktit të dy kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç. Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
ntv.al