Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
7 ushqime që duhet t’i hani darkën e Vitit të Ri, për fat të mirë!
Përveç sallatës ruse, gjelit të pjekur, përsheshit, bakllavasë, (merr frymë), byrekut dhe qofteve, ka disa ushqime që thuhet se duhen konsumuar në vigjilje të ndërrimit të vitit. Pse?! Thuhet se nëse janë pjesë e tryezës atë natë, viti i ri do të shkojë mbarë. Listën e gjeni më poshtë, pastaj ju vendosni! Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, aq më tepër për Vit të Ri. Gjethet e spinaqit simbolizojnë paratë, kështu që jepini! Njësoj si spinaqi edhe fasulet simbolozojnë paranë. Më specifikisht, monedhat. Mos harroni 12 kokrrat e rrushit! Nga një për çdo muaj të 2020-ës. Derrat konsiderohen si ushqim me fat për Vitin e Ri sepse ata lëvizin shpejt kur janë të ushqyer. Përveç kësaj, vetë trupi i tyre simbolizon një kulet të mbushur...