65-vjeçarja humbi jetën pasi u kafshua nga qeni, arrestohet kunati

65-vjeçarja humbi jetën pasi u kafshua nga qeni, arrestohet kunati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua 65-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i kunatit të saj. Policia njofton se një ditë pas incidentit, është arrestuar kunati i të ndjerës shtetasi 68-vjeçar me inicialet G. A., i Sipas raportimeve, viktima Emine Agolli u kafshua në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë, plagët ishin fatale dhe ajo nuk mundi t’i mbijetojë sulmit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.”, sqaron policia.