63- vjeçari përplas me makinë në Shkodër- Koplik vajzën e re me biçikletë, 19- vjeçarja përfundon në spital…
Informacion paraprak/ Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin S. G., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 63 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me...
Burimi:
sarandanews.com