6 të mitur në mesin e protestuesve të ndaluar nga policia
6 të mitur janë në mesin e protestuesve të opozitës që u ndaluan sot në mbrëmje nga Policia e Shtetit në tubimin e opozitës. Mësohet se të miturit të moshave 16 dhe 17 vjeç po mbahen në Komisariatin nr.2 të kryeqytetit. Në total, sipas informacioneve të fundit, numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 22. Policia pretendon se këta qytetarë kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë protestës, përfshirë hedhjen e molotovëve në drejtim të efektivëve. Ndërkohë, përfaqësuesit e PD-së e konsiderojnë shoqërimin të padrejtë dhe kërkojnë transparencë mbi procedurat e ndjekura.
Burimi:
opinion.al